2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Veterani i UÇK-së: Jam veteran i luftës por nuk dua asnjë pagesë

Qytetari nga Prishtina është shprehur se largimi i veteranëve nga projektligji i pagave është i planifikuar nga Qeveria aktuale e Kosovës.

Ai në protestën e djeshme të organizuar para Qeverisë tha se veteranët kanë përkrahje të plote nga populli.

“Kjo është një dobësi e planifikuar, protestat gjykohen kur kanë kauzë, bashkohuni rreth kategorive të dala nga lufta dhe rreth njerëzve të merituar, kanë përkrahje nga populli dhe kanë me pas gjithmonë”, është shprehur Osmani.

Po ashtu, edhe veterani i ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Jahir Morina tha se është veteranë por nuk merr asnjë pages si i tillë. Ai shtoi se këtë porosi ia adreson kryeministrit Kurti.

“Ish luftëtar i UÇK-së, përndryshe nuk kam marrë asnjë kartel e as rrogë, nuk kam aplikuar sepse jam marrë me punë sepse jam veteran dhe luftëtar, edhe invalid që nga dita e parë. Mund të shikoni në kartelat e mija se unë as nuk jam në listën e veteranëve, nuk kam dashtë as në listën e pagesave sepse zotëroj bizneset e mija, jam rast unikat me i tregu kryeministrit që ka edhe veteranë që nuk janë as në listë, listat mund të pastrohen edhe ndryshe e jo në formë politike”, shtoi Morina.

Protestuesit kërkuan që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani kërkuan që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img