7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

O’Connell i shqetësuar se kriminelët e luftës s’kanë dalur para drejtësisë

Ambasadori britanik në Kosovës, Ruairi O’Connell është ende i shqetësuar me faktin se kriminelët e luftës në Kosovës ende nuk kanë dalur para drejtësisë për të dhënë llogari për të bëmat e tyre.

O’Connell ka vizituar personalisht familjarët e viktimave të luftës në Drenicë, Gjakovë e vende të tjera ku mekanizmat e Serbisë kanë kryer masakra,Klan Kosova.

“Ndjej dhimbje për këto familje”, ka thënë ambasadori britanik në Kosovës, që ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare ku kjo e fundit ka prezantuar raportin vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë.

Ai ka shtuar se këto familje nuk e kanë të lehtë të harrojnë se çfarë ndodhi me familjarët e tyre derisa ka thënë se të gjithë kanë obligim të ndihmojnë që të shërogen këto plagë.

Sipas tij, për tu shëruar këto plafë, duhet të dëgjohen një herë familjet e viktimave të krimit.

Pos kësaj, O’Connell ka shtuar se Kosova ka dëshmuar se nuk ka frikë të ballafaqohet me krimet që kanë mundur të ndodhin në kuhë lufte.

Ambasadori britanik në Kosovë ka kërkuar që trajtimi i krimeve të luftës duhet të jetë prioritet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img