Zyrtarja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka komentuar protestën e mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës, e cila ishte thirrur nga veteranët.
Mihali ka thënë se tashmë ka ardh dita që opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë, Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn.
Ajo tutje ka ftuar që të dalin prapë dhe më shpesh.
“Dhe vjen një ditë që e gjithë opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn. Dilni më shpesh. Dilni prapë. Dilni t’ju shohë njerëzia. Çdo të shtunë mundësisht”, ka shkruar ajo në Facebook.