-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se protesta e mbajtur sot është vetëm e para.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot në protestë ka shtrënguar dorën e shumë veteranëve, të cilët kishin bërë rrugë të gjata për këtë protestë.

Tutje ka shkruar se qeveria nuk ua ka borxh fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta dhe deklarata nënçmuese për veteranët.

“Kjo është veç protesta e parë! Shtrëngova dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese.” – ka shkruar ai.

Kreu i PSD-së tutje ka thënë se arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë të qytetarëve.

“Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare. Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i radhës i pushtetit. Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme.” – ka përfunduar Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img