Qeveria e Kosovës është rrethuar me forca policore në prag të protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Madje, rreth objektit të Qeverisë janë vendosur edhe rrethoja hekuri.
Këto rrethoja ishin hequr me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, ndërsa tash janë vendosur në prag të një proteste.
Jo shumë vite larg nga sot, Lëvizja Vetëvendosje në një protestë të tyre kishin protestuar me thirrjet “Sheshi është i joni, jo i qeverisë”, por sot, ata kanë rrethuar objektin e qeverisë me hekura.
Protesta e veteranëve pritet të fillojë në ora 18:00.