-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Maskaradë”, “Kërkon përplasje”: Dënohet fuqishëm gjuha e ulët e ministrit Sveçla

Deklarimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kundër protestës së stome, ka nxitur reagime të ashpra në vend. Fyerjet që ai ka përdorur në statusin e tij ndaj gazetarëve dhe veteranëve të UÇK-së, janë konsideruar skandaloze.

Përfaqësuesi e opozitës dhe të shoqërisë civile e kanë dënuar ashpër gjuhen e ministrit.

Ndër të paret që ka reaguar ka qenë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se ky është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë.

“Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë. Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kërkuar maturi nga të gjithë.

“Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak. Kosova meriton më mirë. Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend”, ka shkruar ai.

Edhe më i ashpër ka qenë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

I pari i PDK-së ka thënë se me këtë qasje Qeveria e Kosovës po kërkon përplasje.

“Qeveria kërkon përplasje! Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj. Veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim. Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, Qeveria e përmes nxitjes dhe skandalit të radhës po mundohet ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin.

“Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe! Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – edhe në dëm të interesit të vendit”, ka shkruara Krasniqi.

Kurse, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të protestojnë sot kundër qeverisë në ora 18:00, protestë kjo e thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës.

“Pjesëmarrja e sotme në protestë është obligim moral për m’e demonstru që një luftëtar veteran nuk e pranon përbuzjen, e aq më tepër të lirisë së shtetit tonë, duhet të protestojmë bashkarisht. Bashkë do të shihemi sot me shumë miq në orën 18:00 në sheshin Skënderbeu. Protesta është mjet demokratik që garantohet nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve, pa dallim partie, të jemi bashkë sot në mbrojtjen e vlerave tona kundër përbuzjes”, ka thënë Haradinaj përmes një videomesazhi.

Gazetarët demantojnë ministrin

Ndaj ministrit kanë reaguar edhe dy gazetarët të cilët i ka përmendur me emër në statusin e tij. Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi kanë mohuar se ata janë organizator të protestës.

Përgjimi i Mimozës / Mercenaret na kishin dalë më lirë: Kur Hekuran Murati i ofendonte rëndë veteranët e UÇK-së
“Ky manipulant po rren: Berat Buzhala nuk e ka thirre këtë protestë. Unë si qytetar e mbeshtes këtë protestë, por as nuk e kam organizu, e as nuk i kam mobilizu veteranët. Veteranët po i mobilizon Hekuran Murati, kur thotë që me mirë me pasë luftu me mercenarë, se me i pasë veteranët nëpër kamë me i pagu. Veteranët po i mobilizon Mimoza, kur shkon e qahet para punëtorit të Milan Radojciqit për veteranët”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk i frikësohet Xhelal Sveçlës.

“Kurre se kisha prit qe ministri i Puneve te Brendshme me tutet mu. Ta ha zemren Xhelal! Dije qe kurrkush nuk i godet policet me tulle sikur ti. Mpuq”, ka shkruar Kajtazi.

Çka tha Sveçla?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në statusin e tij ka fyer rënë ata që dalin sot në protestën e veteraneve.

Ai ka kritikuar mediat që kanë publikuar përgjimin e deputetes se VV=së, Mimoza Kusati-Lila me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiqi, ku dëgjohen duke u koordinuar për disa ligje.

“Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë. Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Protesta e veteranëve ai e ka ndërlidhur me protestat në Beograd.

“Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit. Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë. Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë.”, ka shkruar ai.

Protesta e sotme, e cila do të mbahet duke filluar nga ora 18:00 në Prishtinë ka fituar përkrahje të madhe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img