Prishtina Parking njofton se është furnizuat me bllokada të reja të cilat do t’i përdorin ekipet e kësaj kompanie.
Deri më tani, Prishtina Parking kishte operuar përmes nënkontraktorëve sa i përket bllokadave, ndërsa tani është furnizuar me bllokada që do të jenë pronë e ndërmarrjes.
I pari që provoi efikasitetin e tyre ishte kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Sokol Havolli.
Prishtina Parking ka thënë mes të tjerash se ndërmarrja do të kursejë rreth një milion euro në tri vite, tani që është furnizuar me bllokadat e veta.
https://www.facebook.com/prishtinaparking038/posts/777159447533940?ref=embed_post