-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I lidhi me “luftën hibride të Serbisë” përgjimet dhe protestën e veteranëve – Sveçla nxit reagime me deklaratën skandaloze

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, këtë të shtunë doli me një deklaratë ku lidhi protestën e sotme të paralajmëruar nga veteranët e luftës dhe përgjimet e publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiq, me “luftën hibride” të Serbisë ndaj Kosovës. Deklarata e tillë çoi në një numër reagimesh të ashpra nga opozitarët e gazetarët që dënuan këtë ndërlidhje të Sveçlës.  

“Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë. Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë. Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit. Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dinë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë”, ka shkruar Sveçla sot në Facebook.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se përmes kësaj deklarate Qeveria po kërkon përplasje për ta larguar vëmendjen nga përgjimet e publikuara mes Kusarit dhe Simiqit.

“Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj. Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile”, ka shkruar Krasniqi. 

Derisa kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku, e ka quajtur deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, si të pamatur, nxitëse e ofenduese.

“Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”, tha ai.

Edhe kreu i partisë tjetër opozitare, AAK, Ramush Haradinaj, reagoi duke i bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’i lëjë njerëzit të protestojnë.

“Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta për vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar Haradinaj.

Për përfshirjen e gazetarëve në “luftën hibride” të Serbisë kundër Kosovës e pa si gjuhë të rrezikshme Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e Shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Srpskas, Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Vuçiq. Ministri gjithashtu akuzon gazetarët Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi për organizimin e protestës së veteranëve. Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediet”, ka shkruar AGK.

Po ashtu, për deklaratën ku i përmendi reaguan edhe gazetarët Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi. 

“Është hera e parë që ministri i Punëve të Brendshme sulmon kaq brutalisht dhe kaq pa fakte gazetarët. Xhelali nuk po na sulmon ne mediat, po ju sulmon ju. Po e blen heshtjen e juje. Ai po thotë që incizimet i kam marrë në Beograd ose nga Beogradi, nga Vuciqi, ama asnjë fjalë nuk e thotë për Mimoza Kusarin. Për Xhelalin problemi është pse i kemi publiku, e jo pse ka folë Mimoza”, ka shkruar Buzhala. 

Ndërkaq, Vehbi Kajtazi tha se nuk financohet prej Serbisë, derisa përmendi këtu edhe rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

“Xhelal, unë nuk kam fol me Radojiçiqin, por ju. Unë nuk financohem prej Serbisë nëpërmjet Martin Berishajt, por ju. Unë nuk i kam plagos policët deri në verbim, por ju. Te dua, kështu siç je, dmth totalisht i padijshëm”, ka shkruar Kajtazi. 

Derisa analisti Astrit Gashi këtë e pa si një nxitje të Serbisë për konflikt mes shqiptarëve dhe tha se tashmë këtë luftë të Serbisë e mori në udhëheqje Xhelal Sveçla. 

“Serbia po i bën lufte hibride Kosoves. Kete lufte sot e morri nen udheheqje Ministri i Brendshem, Xhelal Sveçla, qe ne baze te pozites duhej te ishte ne funksion te kundert. Lufta Hibride e Serbise sot eshte futja e shqiptareve ne konflikt e ballafaqim me njeri- tjetrin. Ministri i Brendshem sot nxiti nje dyluftim te tille. Pushteti qe e ka fuqine e forcen, pushteti normal, nuk perdor gjuhe me te rende e me kercenuese sesa individet e as grupet e interesit qe nuk jane te veshur me pushtet e as me fuqi. Pushteti i mençur nuk nxit konflikte, por i pamundeson dhe zgjidh ato. Jemi rrethuar me njerez te cmendur fatkeqesisht!”, ka shkruar Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img