Gazetari Berat Buzhala nëpërmjet një postimi në Facebook u ka bërë thirrje veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të protestojnë sot që këtë ta bëjnë në mënyrë sa më të qetë.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të mos ketë dhunë ndaj policëve dhe institucioneve, teksa është shprehur “Xhelali dhe Albini nuk e dojnë këtë vend, nuk e kanë deshtë kurrë dhe kurrë nuk do ta dojnë”.
Buzhala ka hedhur akuza ndaj pushtetarëve duke thënë se po i sulmojnë, ofendojnë, tallen veteranët dhe me krejt qytetarët, por ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.
Ky është postimi i tij:
Te dashtun veterane:
– Xhelali dhe Albini nuk e dojne kete vend, nuk e kane deshte kurre dhe kurre nuk do ta dojne. Keta iken ju rezistuat. Keta sot po ju sulmojne, po ju ofendojne, po tallen me juve dhe me krejt neve, mirepo pergjigja e vetme normale ne kete situata eshte PROTESTA PAQESORE.
– Albini i ka rrehe policet e Kosoves, i ka dhunu institucionet, sepse kurre nuk e ka deshte kete vend. Edhe sot e kesaj dite po punon me te njejten energji (negative).
– Mirepo ju sot nuk duhet me e imitu sjelljet e keqija, pa marre parasysh situaten.
Qete.
Qete.
Qete.
Jo dhune ndaj policeve dhe institucioneve. /Paparaci.