Porsche Panamera mund të kalojë tërësisht në elektrike, pasi kompania synon që 80 për qind të shitjeve të saj globale të jenë të tilla deri në vitin 2030, shkruan “Automotive News”.
Panamera mund të kalojë në veturat me bateri në gjysmën e dytë të kësaj dekade. Panamera me energji elektrike do të ofrohet me një sistem lëvizjeje me një ose dy motorë. Gjithashtu do të ketë bateri 800 volt. Stili i veturës pritet të jetë i ngjashëm me versionet hibride. “Do të ketë disa elemente unike të dizajnit brenda pjesëve të përparme dhe të pasme të veturës.
Megjithatë, dizajni kryesor i Panameras do të jetë i njëjtë për të dyja llojet”, sipas një raporti të kompanisë.