Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e sotme të tij, se protesta e veteranëve është organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Deliu-Kodra tha se ky qëndrim është provokim i hapur që protesta e veteranëve të eskalojë në dhunë.
Gjithsesi, më e pakëta, ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë. E turpshme, Ministër!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Provokim për eskalim i Palaço Ministrit!
Xhelali po thotë që protesta e veteranëve u organizu prej Vuçiqit. Pas sulmeve të vazhdueshme, mos-përfshirjes në pagën minimale, tani veteranët edhe bashkëpunëtorë të Serbisë, a?
Keq jeni mashtru. Keq keni me u zhgënjy!
Gjithsesi, më e pakëta, ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë. E turpshme, Ministër!
Ftoj veteranët që sot, paqësisht, të protestojnë për respekt dhe dinjitet.
Mos bini pre e këtyre provokimeve dashakeqe të këtyre trushpërlarëve.