-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi kërkon nga veteranët që të mos bien pre e “provokimeve të Qeverisë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrjeve veteranëve të UÇK-së që gjatë protestës së sotme të tregohen të vetëpërmbajtur dhe të mos bien pre e provokimeve të nxitura nga eksponentët e Qeverisë.

Duke komentuar deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti po kërkon dhunë në mesin e popullit.

“Qeveria kërkon përplasje. Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Krasniqi, deklarata e Sveçlës ka synim nxitje të eskalimit të protestës. Qeveria, sipas kreu të opozitës, e ka humbur arsyen dhe tani kërkon shpëtimin në përplasje civile.

Veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim. Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe!”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, megjithatë, thekson se kjo është një tentativë e dështuar nga pushteti.

“Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – edhe në dëm të interesit të vendit. Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar!”, ka shkruar Krasniqi.

Deklaratat e Sveçlës përmes Facebookut ku ka thënë se meqë presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e humb betejën në terren me kryeministrin Albin Kurti, tani, sipas ministrit të Brendshëm, Vuçiqi është fokusuar në luftën hibride për nxitje të trazirave brenda Kosovës, ka nxitur reagime të mëdha në opinion. Si nxitje të trazirës, Sveçla e ka konsideruar protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paralajmëruar për sot nga ora 18:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img