4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku për Kurtin: As protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej kur ka ardhur në qeveri

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar për një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, dhënë sot se duhet të definohet numri i veteranëve.

Klinaku, thotë se Kurti as protezat e invalidëve të luftës nuk po i rregullon që kur ka ardhur në qeveri.

Meqenëse dosjet janë në prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin tonë si Organizatë e Veteranëve ka filluar që të merret drejtësia me këtë, nuk ka guxuar asnjë kryeministër, qeveri, kuvend e as ne të merremi me lista pa u përfunduar procesi gjyqësor. Pastaj, si mund të verifikosh kur dosjet janë në prokurori dhe si mund të bëhet kjo ndryshe përveç me komandantët e zonave operative dhe zingjirin komandues të UÇK-së, siç e ka fituar të drejtën e veteranit Albin Kurti duke ia nënshkruar Adem Demaçi”, shkruan Klinaku.

“Sa i përket beneficioneve, nuk është veç pagesa, por ai edhe trajtimin dhe rehabilitimin e veteranëve në banja (që me qeveritë e kaluara nuk ishte më shumë se 300 veta në vit), e quan luks. Pastaj, ai as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhë në qeveri”.

Klinaku, potencoi se Kurti po e quan beneficionin pagë, pasi sipas tij, e ka për qëllim ta mashtrojë publikun.

“Ai beneficionin e quan pagë, sepse e ka qëllim që ta mashtrojë publikun. Ai thotë se është për benefite më të larta, por po ua dokumentoj çfarë thot ligji: Më të larta do të mund t’i bënte, por nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë. Shihemi sot në shesh ora 18:00”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img