4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku kërkon shkarkimin e Sveçlës: Gjuha e tij do dhunë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se Beogradi po tenton që të bëjë luftë hibride në Kosovë, e protesta në kohë të njëjtë po bëhen në Prishtinë e Beograd.

Abdixhiku tha se deklarata e Sveçlës ku etiketohen edhe gazetarë është e pamatur, nxitëse dhe ofenduese.

“Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë”.

“Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se gjuha e tillë e Sveçlës kërkon përplasje, dhunë e krizë, teksa shtoi se “duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”.

“Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak”.

“Kosova meriton më mirë. Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Sveçla më herët tha se në Beograd, çdo të shtunë, tash e disa javë ka protesta, teksa shtoi se “është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit”.

Tutje, ministri i Brendshëm përmendi edhe përgjimet ku dëgjohet shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, duke biseduar me ish-shefin e deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

“Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë”.

“Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë”.

“Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë”, shkroi Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img