Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas postimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili publikimin e video-incizimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusarit me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq (ku përmendet edhe një bisedë e Kusarit me Milan Radojiçiqin) dhe protestën e veteranëve e cilësoi si “luftë hibride” të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Për protestën e veteranëve, Sveçla tha se është e çuditshme që protestën e kanë thirrur gazetarët Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi , “kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë”.
Buzhala ka thënë se kjo është hera e parë që Ministri i Punëve të Brendshme i sulmon kaq brutalisht dhe pa fakte gazetarët. Sipas Buzhalës, problemi i Sveçlës është publikimi i audio-incizimeve e jo biseda e Kusarit, raporton Express.
“ Cdo veteran i UCK’se qe ka rroke arme me dore – Xhelali, Albini, Liburni, Glauku nuk jane te tille – cdo mbeshtetes i luftes çlirimtare, ka arsye me qene mllefosun nga gjuha e Mimozes, e Albinit dhe Xhelalit.
Ata po e mbrojne Mimozen e Milanin, e jo veteranin”, ka shkruar Buzhala.