3.1 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente – Policia jep detaje nga bastisja e pronave të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj

Ditën e premte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar Faruk Mujkën, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci dhe ish-drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj.

Arrestimit të Mujkës dhe Muzliukaj i parapriu një bastisje në pronat e tyre të përbashkëta, tran.

Gjatë bastisjes, u sekuestruan 60 mijë euro, telefona, laptopa, USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin.

Këto detaje janë dhënë sot nga raporti i Policisë së Kosovës.

“Mitrovicë Jug (NN) 25.04.2023-08:00-16:00. Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i Mujkës dhe Muzliukajt ka nxitur reagime të shumta, ndërsa ky i fundit që ishte këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, u lirua nga detyra.

Dy të dyshuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare janë dërguar në mbajtje 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img