2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Lushaku siguron mbështetje për projekte të Drejtorisë Kadastrale

Drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, ka njoftuar mbi takimet virtuale të radhës, në përpjekje për të siguruar mbështetje për projekte të rëndësishme për këtë Drejtori Komunale.

Ai ka biseduar me Luiza Sekiraqën, menaxhere e projektit MARD-i, Shpëtim Shujakun, koordinator për diasporë, të dy përfaqësues të Caritasit dhe Qëndresa Gërlicën, këshilltare në komunën e Brukselit.

Palët u dakorduan për projekte me rëndësi për rregullimin fizik të arkivës me mjete përcjellëse si sistemi kundër zjarrit, vërshimeve, instalimi i kamerave, e kështu me radhë.

“Këto projekte dhe ecuria e tyre krijojnë mundësinë e binjakëzimit të kryeqytetit me komunën e Brukselit apo ndonjë nga komunat belge” ka thënë mes të tjerash Lushaku.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Takim virtual jashtëzakonisht produktiv me Luiza Sekiraqa – menaxhere e projektit MARD-i, Shpëtim Shujaku – koordinator për diasporë, të dy përfaqësues të Caritasit dhe Qëndresa Gërlica – këshilltare në komunën e Brukselit në përpjekjen e radhës për të siguruar mbështetje nga projektet mjaft të rëndësishme e dobiprurëse për komunën e Prishtinës, me theks të veçantë për Drejtorinë e Kadastrit.

Ndër tjerash u dakorduam që si kryetema të projektit të jenë: rregullimi fizik i arkivës me mjete tjera përcjellëse si – sistemi kundër zjarrit, vërshimeve, instalimi i kamerave dhe digjitalizimit të dokumenteve; pajisja me mjete tekonologjike të punës të një niveli më të avancuar dhe krijimi i një sistemi ku qytetarët mund të kenë qasje për pronën, planifikimin strategjik të saj dhe të dhëna të ngjashme.

Këto projekte dhe ecuria e tyre krijojnë mundësinë e binjakëzimit të kryeqytetit me komunën e Brukselit apo ndonjë nga komunat belge.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img