7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Ligji për çmimin e barnave, Jakupi: Do të minimizojë kontrabanden, do të nxisë konkurrencën profesionale

Kuvendi i Kosovës një ditë më parë miratoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinale.

Ministri i Shendetësisë Arben Vitia ka thënë se me këtë ligj fillon një epokë e re dhe se me këtë do të mbrohen qytetarët nga abuzimet me çmimet e barnave.

“Me këtë ligj nisim një epokë të re, për ta mbrojtur secilin prej jush nga abuzimet me çmimet e barnave. Na pret një punë e madhe deri tek jetësimi i plotë i Ligjit të ri. Por jemi bërë gati që ta realizojmë pa asnjë vonesë”, ka thënë ministri Vitia.

Por deputeti i PDk-së, njëherit dhe anëtar i komisionit për Shëndetësi Bekim Haxhiu ka thënë se ky projekligj po bëhet për interesa të kompanive të caktuara farmaceutike dhe grupeve të caktuara të interesit dhe se nuk i ka marrë fare në konsideratë prodhuesit vendor, të cilëve nuk ia njeh të drejtën për të deklaruar çmimin.

“Duket që ky Projekligj po bëhet për qëllime të kompanive të caktuara farmaceutike dhe për qëllime të grupeve të caktuara të interesit. Frikësohem se nuk do ta arrijë qëllimin, për çka do të duhej, e që është ulja e çmimit të barnave. Por mund të ketë dhe do të vazhdojnë të jenë barna me çmime të larta. Ka me dëmtu buxhetin e qytetarëve. Projekligji nuk i ka marrë në konsideratë fare prodhuesit vendor dhe nuk ia njeh të drejtën me deklaruar çmim”, tha ai.

Por kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi ka thënë për “Indeksonline” se zbatimi i këtij ligji, përveç se do të ndikojë në uljen e çmimeve do të nxisë dhe konkurrencën profesionale.

“Zbatimi i këtij ligji përveç se do të ndikojë në ulje të çmimeve për pacientët, është shumë e rëndësishme se konsiderohet si një ndër hapat e parë, që do të mundësojë kthimin e profesinalizmit të farmacistëve. Ky Ligj do të kontribuojë në shpenzime efikase edhe në sektorin publik. Do të ndikojë që një pjesë e produkteve të cilat janë identifikuar nga inspektorati farmaceutik, si produkte të kontrabanduara të minimizohen, pasi do të minimizohet edhe nevoja për to, duke harmonizuar çmimet me rajon prej nga edhe ka qenë apo është kjo kontrabandë. Do të nxisë konkurrencën profesionale, atë për të cilën farmacisti krijon kompetencën profesionale gjatë 5 viteve të edukimit të integruar në Farmaci dhe edukimit të vazhdueshëm profesional”, ka thënë ai.

Ndërsa thotë se tani si komunitet do të fokusohen në sherbim profesional, gjithnjë në sherbim të qytetarëve.

“Tani si komunitet do të jemi të fokusuar në shërbimin profesional në shërbim të qytetarëve, duke hequr brengen e konkurencës së çmimeve, e cila në shume raste shmangte vlerësimin profesional të farmacistit duke u fokusuar në çmimet më të lira nga pacientët”, ka thënë Jakupi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img