13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Luizi tregon planet për të bërë fëmijë

Luizi dhe Kiara janë një prej çifteve më të diksutuar të showbiz-it shqiptar, falë aventurës në “BBVIP” dhe gjithçkaje që kanë vendosur të bëjnë më pas.

Tashmë fansat e tyre e jo vetëm janë gjithnjë kuriozë për marrëdhënien e tyre.

Duke qenë se dyshja e bënë fejsën dhe martesën për sa kohë ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri (edhe pse ligjërisht ka ende dyshime nëse janë burrë dhe grua), tani që janë jashtë jetojnë bashkë, kurioziteti më i madh që fansat e ciftit kanë është se kur do nisin të mendojnë për të krijuar një familje.

Këtë ata e kanë diskutuar edhe në reality show, duke bërë jo pak plane, ndërkohë, i ftuar së fundmi në “Fiks Fare”, i pyetur në lidhje me planet me një fëmijë, Luizi u shfaq entuziast.

Megithatë, duke huazuar shprehjen e famshme të Kiarës tha: “Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img