14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori britanik për ujdinë shtensionimit në Veri: Më shqetëson konkretizimi, hap i mirë por ditëve të ardhshme e vlerësojmë

I pyetur nëse pret që situata të de-përshkallëzohet në dy javët e ardhshme, siç u kërkua nominalisht një ditë më parë, por edhe me sa duket u ra dakord në Bratislavë, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott është i kujdesshëm dhe i shqetësuar.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në një intervistë për “Kossev”, duke komentuar situatën në Veri të Kosovës, pas tensioneve të krijuara atje, dhe pas pranimit të disa pikave të planit të de-eskalimit të propozuar nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare nga ana e Qeverisë, ka thënë se besimi në mes të komuniteteve nuk mund të vendoset nga kontrolli policor i një territori dhe se situata në Veri i kujton atij shumë Irlandën e Veriut.

Përkundër kësaj, qëndrimi britanik, tregon ambasadori është se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të jenë në gjendje të operojnë në Veri; “kjo ka të bëjë vetëm me detyra specifike në të cilat ata duhet të trajtojnë krimin dhe kontrabandën”.

Në vend të një numri më të madh të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Abbott mendon se duhet që të ketë një prani më të madhe të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
“KFOR-i ka një rol, por KFOR-i nuk është polici, EULEX-i ka një rol dhe ndoshta është pak arrogancë kur ambasadori britanik thotë se duhet të shohim një përfshirje më të madhe të EULEX-it. Por mendoj se është e nevojshme, mendoj se kjo është një fushë ku natyra e punës së policisë është shumë e rëndësishme”, theksoi ai.

Kosova pranoi planin për de-eskalimin e situatës në Veri, ku në një nga pikat parashihet zvogëlimi i policisë për 25 për qind nga objektet komunale, ndërsa Abbott thekson se i gjithë ky proces është duke u monitoruar më shumë kujdes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img