-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deliu – Kodra: Qeveria u koordinua me Radojiçiqin për t’i përjashtuar veteranët nga paga minimale

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka folur për situatën që ndodhi dje në kuvend dhe ligjet e projektligjet e votuara nga ana e qeverisë.

Ajo tha se veprimet e dhunshme të provokuara nga qeveria e sollën situatën në kuvend, që si pasojë pati, sipas saj, edhe shpërndarjen e deputetëve nga kuvendi.

“E në këtë rast qeveria ka marrë disa vendime skandaloze, ku dy prej të cilave, dy projektligje, kanë cenuar rëndë luftën tonë për liri”.

“Mbrëmë Qeveria Kurti, ose më mirë të them Qeveria “Zdravo”, është koordinuar me Radojiciqin dhe Listën Serbe për të përjashtuar veteranët prej pagës minimale”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se mbrëmë, qeveria e miratoi kërkesën e Serbisë për hetimin e siç tha ajo, gjoja krimeve të luftës të kryera në Kosovë deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

“Ne për cdo vit e festojmë 12 qershorin si datën e clirimit të vendit, ku në Kosovë ka hyrë NATO dhe Kombet e Bashkuara. Pra, që nga ajo ditë, nuk ka pasur luftë e as krime të cilat mund t’i përvishen UCK-së, sic ka pretenduar përherë Serbia e tash fatkeqësisht edhe qeveria e Albin Kurtit”.

“Ky vendim për themelimin e këtij instituti deri në dhjetor të vitit 2000 është zbatim i kërkesave të përhershme që i ka pasur Serbia, e cila ka dërguar me mijëra dokumente, flasifikime, fabrikime dhe pretendime kundër UCK-së në Hagë”.

“Dhe, përmes kalimit të këtij ligji, qeveria po që i ka forcuar këto akuza kundër UCK-së. Se këtu ka një akomodim dhe amnisti të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, tash kjo është mjaft e qartë të gjithë asaj që i kemi dëgjuar nga përgjimet, të cilat na kanë shpërfaqur se me kë koordinohet Kusari – Lila”, tha Deliu – Kodra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img