“Bavarezët” e Bayern Munich, duket të jenë “të dashuruar” me lojtarët anglezë këtë merkato vere, teksa pas “fiksimit” me “bomberin” e Tottenham, Harry Kane, tashmë një tjetër “yll” i “tre luanëve” pritet të vijë në “Allianz Arena”.
Bëhet fjalë për anësorin e krahut të djathtë të mbrojtjes, Kyle Walker dhe sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, 33-vjeçari është shumë pranë kalimit te “bavarezët” dhe në ditët në vijim do të informojë teknikun Guardiola për vendimin që ka marrë në lidhje me të ardhmen e tij.
Klubi gjerman ka “dritën e gjelbër” të lojtarit, për të cilin është gati një kontratë deri në vitin 2025 me opsion për një vit tjetër dhe e vetmja gjë çka mbetet tani është arritja e marrëveshjes me “qytetarët” e Manchester City për të mbyllur komplet transferimin.