4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa (PDK): Me rritjen e pagës minimale, Qeveria Kurti diskriminoi veteranët

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti i ka diskriminuar veteranët e UÇK-së me ligjin për rritjen e pagës minimale.

Në një konferencë për media, ai ka shtuar se me rritjen e pagës minimale në 264 euro, nuk plotësohen as kërkesat e punëtorëve.

“Mbrëmë partia në pushtet përmes disa vendimeve që morri në Kuvend, e vetmuar dhe pa opozitën, jo që nuk plotësoi kërkesat e punëtorëve për një pagë minimale të dinjitetshme, por diskriminoi edhe veteranët e UÇK-së duke i përjashtuar nga kjo rritje minimale e pagës”, ka thënë ai.

“Me propozim të Qeverisë së Kosovës, paga minimale u caktua në 264 euro. Kjo rritje shpreh vetëm nevojën e Qeverisë për të thënë se ka rritur pagën, por nuk paraqet një përmirësim substancial të jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në momentin që ky ligj të bëhet publik në faqen zyrtare, PDK-ja do t’i iniciojë procedurat për ndryshim të këtij ligji në mënyrë që veteranët të mos ndjehen të diskriminuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img