Me ftesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë intervistuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas përleshjes fizike që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë.
Procedurat hetimore janë duke vazhduar si dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë, raporton Betimi për Drejtësi.
Ndërsa, deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku ka shkruar dje në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.