-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari nga Shqipëria: Me Radojiçiqin nuk ka folë Kusari, por Kurti

Gazetari nga Shqipëria, Ermal Mulosmani e ka komentuar përgjimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe.

Z. Mulosmani ka vlerësuar se akti i Kusarit nuk ka qenë i pavarur. Madje, sipas Mulosmanit, Kusari e ka bërë bisedën me Simiqin e Milan Radojiçiqin në emër të kryeministrit Albin Kurti. Andaj, duhet të japë llogari ekskluzivisht Kurti, sipas Mulosmanit.

“Por a është ai përgjim një akt i pavarur i Mimoza Kusarit? Është absolutisht e poshtër dhe e padrejtë që një veprim i tillë t’i vishet Mimozës. Ajo duket se atë bisedë me Simiçin po e bën pa ndonjë entuziasëm, e detyruar nga numrat e deputetëve. Ajo përpiqet maksimalisht të heqë nga biseda Milan Radojçiçin, i ruhet një përdorimi të mundshëm por edhe nuk ka zgjidhje tjetër përderisa deputeti i thotë se: “Ne komandohemi nga ai”. Sigurisht ajo nuk është në pozitën që t’i kërkojë llogari Sllavkos pse Lista komandohet nga një kriminel “non grata” i akuzuar për vrasje e dhjetëra krime. Përkundrazi, është në atë pozitë inferiore sa detyrohet të dëgjojë edhe konsideratat e Sllavkos për Milanin, pranon heshtazi edhe ndonjë bisedë që vetë Mimoza ka bërë më herët me të. Sigurisht edhe atëherë për të siguruar votat e domosdoshme për Partinë. Mimoza nuk i ka kërkuar Sllavkos apo Milanit ndërmjetësim për interesat e saj personale; ajo po i kërkon ndihmë për votat e Serbskas për kalimin e ligjeve të kosovës. Në këtë kuptim, çdo akuzë e medias apo politikës së Kosovës ndaj Mimoza Kusarit është krejtësisht e padrejtë. Ajo është aty në atë bisedë në emër të Albin Kurtit. Nëse dikush duhet të japë llogari është ekskluzivisht Albin Kurti.” – shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img