Kosova U22, meshkujt, e fillojnë aventurën në Ballkanik kundër Serbisë.
Kombëtarja e Kosovës, U22, meshkujt, në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley fillon aventurën me ndeshjen kundër Serbisë, të premten.
Gara, e cila po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, pritet të jetë e fortë dhe tejet kompetitive, me ekipin kosovar që ka kryer të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për të arritur formën më të lart, para fillimit të kompeticionit.
Dyshja “Dardane” Erion Bajrami/Ermal Maliqi do të ndeshet kundër ekipit serb, të premten, me fillim nga ora 11:00.