0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Grabovci: Kjo është koha e fundit për koalicionin qeverisës

Ka filluar sot, dita e dytë e Konventës së VIII Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës. Të gjitha këto zhvillime në Partinë Demokratike të Kosovës, janë sigurisht përgatitje për shkuarje në zgjedhje të parakohshme në të gjithë vendin.

Kjo Konventë pritet edhe që të mbyllet me nominimin e kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit, për kryeministër.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka folur lidhur me këtë Konventë.

Grabovci ka theksuar se kjo konventë e PDK-së, dëshmon vitalitetin e partisë, seriozitetin dhe njëkohësisht rikonfirmon mbështetjen e fuqishme të PDK-së, që ka tek strukturat e partisë në brendi të saj, por edhe mbështetjen e madhe qytetarë.

“PDK-në e karakterizon fryma e brendshme demokratike, debati i hapur, dëgjimi i mendimeve, vërejtjet, propozimet, idetë e ndryshme nga të gjitha nivelet, por njëkohësisht dëshmon që PDK, në çdo kohë është e gatshme të dal para qytetarëve të saj dhe ta marr besimin e tyre, kurdo që kërkohet nevoja. PDK vazhdon të jetë parti e vlerave, parti e ideve dhe e përgjegjësive të mëdha, parti që ka guximin për vendosmëri në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme për proceset e vendit dhe shteti””, ka thënë Grabovci për Indeksonline.

Sipas Grabovcit, PDK ka gatishmëri absolute për të shkuar në zgjedhje, kurdo që të konstatohet që është në interes të proceseve të vendit, të fuqizimit të shteti dhe të hapjes së rrugës së perspektivës së drejtë .

I pyetur se a është duke shkuar në prishje koalicioni i tanishëm qeverisës në mes PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Grabovci ka thënë se nëse koalicioni nuk është i gatshëm që të marrë vendime të rëndësishme për vendin, sigurisht që humb edhe kuptimi i tij.

“Ne duhet të tregojmë gatishmëri që koalicioni të dëshmojë vitalitetin e vet, vendosmërinë dhe guximin për të marrë përgjegjësi, për të marrë vendime të mëdha që janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve dhe fuqizimin dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës dhe nëse ky koalicion nuk është i gatshëm të merr këto vendime atëherë  me të vërtetë që humb edhe kuptimin”, ka thënë Grabovci.

Sipas tij është koha e fundit që koalicioni qeverisës të luaj rolin e vet për çka edhe është thirrur në vend, për çka edhe i është dhënë besimi i qytetarëve.

“Mendoj se kjo është koha e fundit që koalicioni qeverisës të luaj rolin e vet për çka është thirr, për çka i është dhënë besimi i qytetarëve të Kosovës, në të  kundërtën është normale edhe dalja para qytetarëve të Kosovës, për kërkim të besimit”, ka shtuar Grabovci.

Sipas tij, për Partinë Demokratike të Kosovës të gjitha subjektet politike në Kosovë janë të hapura për bashkëpunim.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, të gjitha subjektet politike i shohim si vlera të vendit tonë, ne nuk kemi vija të kuqe, pra vija të kuqe kemi vetëm me ata që bien ndesh me interesin e qytetarëve të Kosovës, që bëjnë përpjekje ta defunksionizalojnë  shtetin e Kosovës. Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë ata të cilët janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe për të qu vendin përpara”, ka thënë Grabovci.

Ky i fundit është shprehur i bindur se PDK do të dalë tejet e fuqishme edhe në zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen gjatë vjeshtës së këtij viti, duke mos anashkaluar edhe ato të përgjithshme kurdo që do të mbahen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img