2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku pas takimit me profesorë e diplomatë flet për ngjarjet e sotme: Dhuna në Kuvend është shëmti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar serinë e takimeve me kategori të ndryshme shoqërore, sot ka takuar profesorë universitarë e diplomatë.

Por Abdixhiku nuk ka mundur t’i shmanget faktit që sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur dhunë.

Ai ka thënë se kjo nuk është metoda e LDK-së dhe për këtë janë krenar.

”Një episod i errët i historisë parlamantare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet. Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vet demokracinë dhe kulturën politike për të cilën kemi nevojë si shoqëri. LDK e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit.  Dhe jemi krenarë për këtë“, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më tutje, ai ka thënë se Kosovës i duhet një rrugë e tretë, që i shmanget tensionit.

”Duket se rruga e Kosovës është e humbur tashmë. Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re, të tretë. Një që na bën vend normal, zhvillimor e euroatlantik.  Prandaj sot vazhdova këtë rrugë. Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, zhvillova takimin e tretë konsultativ, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë. Mes diskutimeve përmbajtësore për udhëkryqin historik të Republikës dhe nevojën e ndërtimit të masës kritike, gjetëm ide e pikëpamje fundamentale për nismën tonë. Ky vend, ky shtet, kjo shoqëri ka nevojë për zgjim kolektiv, e vendosje të binarëve euroatlantik. Ju ftoj në këtë rrugëtim“, ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img