Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj në FRONTAL të T7 ka folur për përplasjen fizike të ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.
Limaj thotë se një ngjarje e tillë paraqet gjendjen reale ku është ky shtet. Limaj thotë se kjo që ka ndodhur sot është rezultat i asaj që ka ndodhur tash e dy vite.
Ish-ministri thotë se ky është një shpërthim momental, e që thotë se ka frikë që s’do të mbetet me kaq, derisa ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes.
“Po zheg është me e pa në çfarë gjendje është vendi. Kjo pasqyron gjendjen reale ku ka ra ky shtet. Çfarë niveli është ky shtet. Kjo është si me thanë, vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur tash e dy vite. Është një shpërthim momental, e që frigoj nuk do të mbetet me kaq nëse do të vazhdohet kështu.
Kështu është hajgare me bo me shtetit. Me i çu fëmijët me ta drejtua vendin. Kur po them fëmijë e kam fjalën për sjellje fëmijnore. Me sjellje ngucakeqe, arrogante”, ka thënë Limaj.
“Në këtë vend ka një dalldisje negative tash e dy vite, që sjell pasoja. Sot në vend që të debatohet seriozisht për atë që kemi parë në tri ditët e fundit [përgjimet], të diskutohet për marrëveshjen, për veriun e gjendjen ekonomike të vendit”, ka thënë Limaj.