2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i inteligjencës ruse konfirmon bisedën me homologun e tij nga CIA

Kreu i inteligjencës së jashtme ruse, Sergei Naryshkin, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, muajin e kaluar, raporton agjenica ruse e lajmeve TASS.

Kjo telefonatë u bë pasi udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, dhe luftëtarët e tij, organizuan një rebelim të shkurtër kundër Moskës.

Qëllimi i thirrjes u tha se ishte që Burns të siguronte Moskën se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në asnjë formë të përfshirë në kryengritje, raporotojnë mediat amerikane.

Naryshkin konfirmoi se Burns “ngriti temën për ngjarjet e 24 qershorit”, duke iu referuar ditës kur mercenarët morën kontrollin e qytetit rus Rostov-mbi-Don dhe përparuan afërsisht 780 kilometra drejt Moskës, përpara se të ndalonin befas marshimin e tyre dhe të arrinin një zgjidhje me Kremlinin

Naryshkin përmendi se telefonata zgjati rreth një orë dhe tha: “Ne diskutuam veprimet që do të ndërmerren në lidhje me Ukrainën”.

Naryshkin i tha TASS-it se negociatat për luftën do të zhvillohen në një moment.

Agjencia e lajmeve nuk specifikoi nëse kjo ishte pjesë e bisedës së tij me Burnsin.

“Është e natyrshme që negociatat do të jenë të mundshme herët a vonë, sepse çdo konflikt, përfshirë konfliktin e armatosur, përfundon me negociata, por kushtet për këto ende duhet të piqen”, citohet të ketë thënë Naryshkin.

Nuk ka pasur asnjë koment nga CIA mbi deklaratat e Naryshkinit

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në mënyrë të përsëritur parimin se “asgjë [nuk do të flitet] për Ukrainën, pa Ukrainën”, që do të thotë se vendet e tjera nuk duhet të negociojnë të ardhmen e vendit në emër të saj.

I pyetur për raportin, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak, i tha Reuters-it se nuk mund të ketë negociata me njerëz si Naryshkin.

“Sot, dikush si Naryshkin nuk ka asnjë ndikim se si do të përfundojë kjo luftë”, tha Podolyak. “Kjo elitë ruse i percepton ngjarjet plotësisht në mënyrë joadekuate, kështu që nuk ka asgjë për të folur me ta”.

Ukraina, e cila nisi një kundërofensivë muajin e kaluar, ka deklaruar se nuk do të angazhohet në negociata për momentin.

Arsyeja e këtij vendimi është se hyrja në bisedime potencialisht mund të çojë në një ngërç në fushëbetejë, me Rusinë që ende pushton një pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas.

Kievi është i shqetësuar se nëse vendoset një armëpushim për qëllime të bisedimeve, Rusia do ta shfrytëzonte atë si një mundësi për të rigrupuar dhe forcuar pozicionet e saj.

Ambasadori amerikan reagon pas ngjarjeve në Kuvend: Dhuna nuk është mjet për t’i shprehur mosmarrëveshjet
Read more

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img