3.1 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Mediat serbe i gëzohen përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës

Mediat serbe kanë raportuar menjëherë për përleshjen fizike që ndodhi mes deputetëve e anëtarëve të kabinetit qeveritar në Kosovë.

Gazeta “Danas” shkruan: “Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ndodhi një konfrontim fizik mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes në pushtet dhe përfaqësuesve të partive opozitare. Siç raportohet nga mediat e Prishtinës, incidenti ndodhi gjatë fjalimit të kryeministrit Kurti.”

Mediumi N1 e theksoi faktin se, pas fillimit të përleshjes, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ftoi policinë që të ndërhynte.

Televizioni B92 shkroi: “Kaos total në të ashtuquajturin Kuvend i Kosovës, deputetët e sulmuan Kurtin”.

Për këtë zhvillim raportuan edhe portale të tjera në Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img