4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra pas tensionit në Kuvend: Fushatë e orekstruar ndaj opozitës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur të turpshëm sjelljen e Qeverisë së Kosovës, karshi opozitës gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deliu tha se kjo është bërë me qëllim të fshehjes së skandalin me përgjime ku u përfshi shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq.

“Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie”, ka thënë ai.

Deliu më tutje tha se është dyer e sharë nga deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi.

Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie.

Beteja për Kosovën dhe rrugën e saj euro-atlantike, larg bashkëpunimit me Serbinë, vazhdon pandalshëm!

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img