0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shpërthen Xhaka: De Biasi më ka zhgënyer

Granit Xhaka, mesfushori i Baselit, ka reaguar pas deklaratave të selektori të Shqipërisë, Gianni De Biasi se është i lënduar. Ai ka zbuluar se është larguar nga Kombëtarja pasi është i pakënaqur me trajnerin italian.

“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratat e trajnerit te Kombëtares që nuk e thotë të vërtetën. Unë Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De BIasi thotë se ika në Basel për shkaqe se kisha probleme. Unë ju garantoj se as një problem nuk e kam, por problemi është direkt me trajnerin De Biasi, i cili më ka bërë të padrejtë pas asnjë arsyje”, ka deklaruar Xhaka për Express.

“Kam qenë një lojtar titullar në Kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më kam mbrojtur tregon se aj nuk e thotë të vërteten, por i lakon gjerat”, ka shtuar ai.

Xhaka ka treguar se pas humbjes nga Italia ka kërkuar që të flas me trajnerin De Biasi dhe të sqarohet përse nuk po aktivizohet. Por, sipas anëtarit të Baselit është injoruar keq nga Italiani, shkruan Express.

“Unë kam kërkua nga aj që të bisedon me mua që të më jep arsyen pse unë nuk jam titullar, por ai me ironi nuk me tregon asnjë arsye, por as që dëshiron të dëgjoj për mendimin tim, unë nuk lozi sot por jam në kohë të gjet profesionist dhe unë i respektoj mendimin e trajnerit, por ne këtë rast aj nuk ka pas të më mbrojë”, thotë Taulanti.

“Mënyrën dhe sjelljen e tij nuk e kuptoj kurrë dhe mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im kurse trajnerit i dhimbsen leket. Juve fansave kuqe e zi dhe tërë Shqipërisë ju them se ka padrejtësi deri fund”, përfundon ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img