Gjatë kohës sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte duke mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.
Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi ai largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazhë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.
Më pas, situata u agravua me sulme fizike edhe me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton Paparaci.
Po ashtu, pas përleshjeve, transmetimi i drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë.
Për këto zhvillime ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Duke publikuar një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ajo shkroi “Moj Kosovë Mos Thuj Marova”.