3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Serbia duhet t’i dënojë të gjithë kryesit e krimeve dhe të zbardh fatin e të pagjeturve”

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa me dhimbje të madhe ka përkujtuar masakrën në Krushë të Rahovecit dhe në Suharekë.

Ai ka thënë se bota demokratike duhet ta detyrojë Serbinë që t’i dënojë të gjithë kryesit e krimeve.

Ky është postimi i plotë:

Me dhimbje të madhe, përkujtojmë sot dy prej masakrave më të rënda që populli ynë përjetoi 18 vjet më parë.

Mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit.

Ndërkaq, në Suharekë, Familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe.

Qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë.

Bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyrojë shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, të zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkojë falje për krimet e panumërta në Kosovë.

Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img