-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Time Kadrijaj: Albin a po të vjen marre, me çfarë fytyre shkon në Gjakovë Mimoza Kusari

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka folur për përgjimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me nënkryetarin e Listës Srpska, Slavko Simiq.

Ajo tha me ironi se pse Kusari-Lila dhe Simiq nuk vendosen në Komisionin Vlerësues për veteranët e luftës.

“A bon Komisionin Vlerësues të veteranëve të luftës me e vendos Simiqin edhe Mimoza Kusari-Lilën, se këta janë ma të mirët, ma me përvojë dhe njerëzit që ma mirë dinë me i bo. Masi kanë qenë të koordinuar, me këtë koordinim ta bëjnë këtë punën që me vlerësu veteranët e luftës”.

Kadrijaj iu drejtua edhe kryeministrit Kurti për këtë çështje, si dhe për pranimin e marrëveshjes me BE-në për shtensionim.

“Ti je thirrë në bashkim kombëtar dhe çka na bone sot? E ke izolu vendin. Na izolove edhe me Shqipërinë. Çka bone në vend të bashkimit kombëtar? Nuk po e pret një kryeministër të vendit e anashkalove. More sanksione prej BE-së, prej SHBA-së, po punon kundër interesave të vendit dhe prapë po tërhiqesh. Ti Albin s’din me bo asnjë luftë, asnjë kauzë s’e ke fitu prej se ke ardhë në pushtet. Je tërhequr i turpnum siç po tërheqësh tash. A e din që e ke dhunu këtë popull me gjithë atë veprime që i ke bo. Edhe çka po bon? I pranove kushtet e BE-së pa kushte tash. Duhet me të ardhë marre edhe ty edhe shefes së GP. Unë s’e di se me çfarë fytyre shkon në Gjakovë Mimoza. A ka fytyrë me dalë para invalidëve të luftës, a ka fytyrë te familjet e të pagjeturve, a ka fytyrë te familjet e dëshmorëve që ka shumë Gjakova?”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img