-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Berisha e quan “sharlatan” Bajqinovcin, kërkon masa pas presionit të tij ndaj Buzhalës

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, njëherësh anëtar i LDK-së, Anton Berisha, ka reaguar pasi deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka publikuar të mërkurën një dokument të brendshëm të Administratës Tatimore të Kosovës me subjekt gazetarin dhe pronarin e portalit “Nacionale”, Berat Buzhala, me të cilin e akuzon atë për shmangie tatimi në vlerë prej 71 mijë euro.

Buzhala e ka publikuar një vendim të Gjykatës Komerciale të Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit deri në vendosjen e këtij kontesti tregtar-administrativ me vendim përfundimtar të gjykatës.

Mirëpo sipas Berishës, instrumentalizimi i institucioneve shtetërore për qëllime të pastra politike, për te goditur individë, siç është rasti me gazetarin Berat Buzhala apo mediumin Klan Kosova, “në fakt është minimi i shtetit ligjor dhe shkatërrimi i gjithë punës në dekada i popullit shqiptar për të pasur shtetin e vet dhe për të jetuar në të, të lirë dhe në sistem demokratik”.

Ai e ka quajtur “sharlatan” Bajqinovcin, për gjestin e bërë të mërkurën mbrëma, pasi Buzhala publikoi pjesën e tretë të bisedave mes Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.

Berisha, me anë të një postimi në Facebook kërkoi nga organet e shtetit të merren masa ndaj Bajqinovcit, transmeton Paparaci.

“Është, në të drejtën e votuesve për të zgjedhur një sharlatan siç është Mefail Bajqinovci, por është në të drejtën e organeve shtetërore për të marrë të gjitha masat kundër një rrugaçërie te tille, qe deputeti të bëjë presion përmes abuzimit të dokumenteve të organit shtetëror”, shtoi ai.

“Nuk ka dyshim se kjo logjike e bandës ideologjike do te preke fundin e vet me shpejtë seç është menduar, por është gabim të mendohet që nuk do të ketë verifikim dhe trajtim të çdo rasti të shkeljeve të tilla perverse. Për etiken e deputetit, nuk ka as te çka te flitet”, përfundoi ai.

Veprimin e Bajqinovcit e ka dënuar ashpër edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e sheh shumë shqetësues faktin që një dokument i tillë i ATK-së, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës, është në posedim dhe publikohet nga një deputet i Kuvendit të Kosovës.

“AGK-ja, e sheh këtë si presion direkt me qëllim frikësimi dhe hakmarrjeje të partisë në pushtet, ndaj z. Buzhala dhe Nacionales, pas publikimit të serisë së audio-incizimeve të zonjës Mimoza Kusari Lila – Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, me ish-deputetin e Listës Srpska, Slavko Simiq”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img