6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Rruga e ardhshme e Kosovës është rrugë pa Kurtin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se rruga e tretë do të jetë pa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me të.

“Ka një rrugë të tretë, që me aleatë e mundim Serbinë, me aleatë i luftojmë edhe bandat në veri. Sot jemi të dobët, pa aleatë dhe prodhues të krizave”, tha ai në RTV 21.

Sipas tij, Kurti mbahet përgjegjës për të gjitha skandalet e dështimet e sotme, transmeton Paparaic.

“Shikoni çfarë bëri në veri, e tensionoi situatën, morëm dënime, sanksione. E kuptoni sa e trishtë është kjo?”.

“Të gjitha këto trazira për t’u kthyer sërish kryetarët serbë në komunat në veri. Çfarë arritje është kjo? Për teket e një njeriu që të mbuloj paaftësinë e tij në sektorët e tjerë”, deklaroi ligjvënësi opozitar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img