1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla për Ramën: Të mos sillet si i dërguar i BE-së, nuk i takon të na mësojë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz,  ka folur për relacionin e kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurtit e Edi Ramës, kjo pas dërgimit të  draft-propozimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në BE  nga kryeministri shqiptar.

Ajo ka theksuar se kontribut nuk është nëse dërgohen drafe në Gjermani dhe Francë.
“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë.  Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, ka thënë Gërvalla për Euroneës Albania.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img