Lionel Messi është bërë pjesë e një reklame të Hard Rock Cafe.
Ylli argjentinas e prezantoi një senduiq të personalizuar, të quajtur “Messi Chicken Sandwich”.
Ai e njoftoi këtë në profilin e tij në Instagram.
“Një tjetër ëndërr bëhet realitet! Jam i emocionuar t’ju prezantoj sanduiçin e ri Messi me pulë që kam krijuar me @HardRockCafe, frymëzuar nga ushqimi im i preferuar: Milanezët! Mos e humbisni!”, shkroi Messi në profilin e tij në Instagram.