0.5 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

“BE, tigër prej letre”, Gërvalla: Lajçak u përpoq që ta tjetërsonte deklaratën time

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla foli në një intervistë në Euronews Albania për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe zbatimin e dakordësisë për shtensionimin e situatës të arritur me BE-në.

Gërvalla iu rikthye dhe njëherë deklarëtës së saj, se BE-ja pa ShteteT e Bashkuara të Amerikës, në aspektin e sigurisë, është një tigër prej letre.

Ajo shtoi se deklarata e saj u tjetërsua nga Miroslav Lajçak dhe u përgjithësua, ndërkohë që ajo e tha atë vetëm për aspektin e sigurisë.

Ministrja e Jashtme, shtoi se Kosova duhet ta ketë të qartë se në aspektin e sigurisë nuk duhet të mbështetet vetëm te Bashkimi Evropian, por më kryesorja është mbështetja amerikane. Sipas saj fati i mirë i Kosovës është që si BE dhe SHBA janë në sinkron me njëra tjetrën për sa i përket sigurisë në Kosovë.

“Lajçak u përpoq që ta tjetërsonte deklaratën time. Ajo që thashë unë se në aspektin e sigurisë, për shkak se nuk është unik, BE është një “tigër prej letre” pa NATO-n dhe SHBA-të. Gjë që përputhet me realitetin ku jetojmë. Zoti Lajçak u përpoq që ta transmetonte si një kritikë ndaj BE-së, në përgjithësi, që e tillë nuk ishte. Këto tendenca kanë qenë edhe në mediumet tona, unë nuk e kam vendosur BE-në si të tillë, kam marrë vetëm një aspekt që është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor në këto kohë të trazuara duhet ta dijë sa mund të mbështet te BE, kur kemi të bëjmë me cënimin e sigurisë.

Po të mbështetemi vetëm në BE për çështjet e sigurisë atëherë kam frikë se nuk kemi zgjedhur rrugën e duhur. Por ne nuk e kemi këtë sfidë pasi si SHBA dhe NATO, siç e kemi parë në samitin e NATO-s janë të përkushtuara në rajonin tonë dhe së bashku me BE-në do të gjejmë zgjidhjet e duhura”, tha Gërvalla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img