Më 10 korrik, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe emisari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, zhvilluan një takim në Bratisllavë ku janë dakorduar rreth katër pikave që do të zbatohen ditëve në vazhdim.
Lidhur me këtë është deklaruar një zëdhënëse e Bashkimit Evropian.
Në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet se Bislimi dhe Lajçak ranë dakord rreth aty pikave.
Ajo tha se duhet të i zbatojnë marrëveshjet e dialogut, sipas deklaratës së 27 vendeve anëtare të BE-së të datës 3 qershor.
Tutje ajo njoftoi se javën tjetër i dërguar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën tjetër i pret në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
“Me shpresën që palët të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes të fillojë pa vonesë të mëtejshme”, tha ajo
Të hënën më 10 korrik në Bratislavë të Sllovakisë, kryengociatori kosovar, Besnik Bislimi bëri të ditur se është pajtuar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për hapat për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it si dhe mediat.
Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian