Komuna e Malishevës vitin e kaluar ka paguar hiq më pak se 242 mijë euro në emër të padive të ngrituara ndaj saj në gjykata.
Kjo shumë është shumë e lartë krahasuar me shumat e viteve të kaluara për raste të tilla dhe krahasuar me buxhetin e vogël që ka komuna e Malishevës.
Ndaj kjësaj ka reaguar edhe asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal, Valon Hoti i cili përmes një postimi në fb ka thënë se ‘’Veprimet e papërgjegjshme të qeverisjes lokale në Malishevë i kanë kushtuar buxhetit të qytetarëve hiç më pak se 242 mijë euro, dhe kjo vetëm nga paditë e ngritura ndaj komunës për vendimet e saj të paligjshme.’’
Ai ka pyetur se “A duhet dhënë dikush llogari për këtë?”
Ja statusi i Hotit:
Tashmë është bërë praktikë që komuna të humb raste të caktuara në gjykatë të cilat vijnë si pasojë e vendimeve të marra nga zyrtarë komunal përfshirë kryetarin dhe drejtorët e të cilat lidhen kryesisht me largime nga puna apo edhe të natyrave të tjera , ku më pastaj palët e dëmtuara ngrisin padi ndaj vendimeve të paligjshme. Kurse, nuk përjashtohen as rastet kur paditë ngriten në mënyrë të koordinuar duke u mundësuar palëve qëllimisht që ti fitojnë rastet.
Kopje e raportit financiar të komunës për vitin 2016: