Në 18-vjetorin e rënies janë përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e rënë në fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc të Komunës së Rahovecit, në tubimet përkujtimore ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor dhe familjar të të rënëve.
Kryetari Vehapi, i cili ka thënë se para 18-të viteve, kishin filluar masakrat e papara në fshatrat e Anadrinisë. Këto masakra sipas tij vetëm i kishte paralajmëruar krimineli Millosheviç. K
Në tubimet e mbajtura, kanë folur edhe kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec Vajdin Berisha, dhe Selajdin Zhuniqi nga fshati Fortesë dhe kryetari i fshatit Celinë.
Kryetari Vehapi dhe stafi i tij, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh edhe tek pllaka përkujtimore në fshatin Brestoc.