-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Kurti po e përdor Bislimin si mashë për kompromise”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e përdor zëvendësin e tij Besnik Bislimin si mashë për kompromise.

Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Hoxhaj ka thënë se sa herë shfaqet Bislimi në takime, sikurse ai i së hënës me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në Bratislavë, priten lajme të këqija meqë ai i bën kompromiset.

“Mund të ketë ndonjë takim pas dy javësh, por unë nuk pres që Besnik Bislimi dhe Petkoviqi kanë kapacitet politik dhe fuqi politike për të arritur një akordim. Do të ishte më e rrugës që z.Kurti nëse e ka bërë këtë kthesë politike sonte para një ore, do të ishte më në interes të vendit që z.Kurti ta merrte barrën përsipër. Besniku është zakonisht mashë për kompromise të tilla, sa herë shfaqet Besniku në takimet sikurse i djeshmi në Bratislavë, zakonisht ka lajme të këqija sepse është ai që bën kompromiset. Nëse z.Kurti e ka bërë këtë punë në koordinim me partnerët tanë amerikanë e evropianë, është më mirë të jetë serioz, ta udhëheqë procesin politik me ide dhe veprime sesa këtë punë t’ia lë në dorë Besnikut dhe Petkoviqit”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhajt, Kurti e ka hequr njohjen e ndërsjellë nga tavolina e dialogut Kosovë-Serbi.

“E ka përmbysur edhe dialogun. Ju e dini që ku z.Kurti e ka marrë përsipër dialogun Kosovë-Serbi, temë kryesore ka qenë njohja e ndërsjellë dhe ne e morëm një plan franko-gjerman pa njohje të ndërsjellë, pa marrëveshje obligative ligjore. Z.Kurti e largoi nga tavolina njohjen e ndërsjellë dhe e dini se çka i bie kjo komunikata tani, që raportet Kosovë-Seri nuk janë më për normalizim, janë për menaxhim të krizës në veri të vendit”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img