Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi, ka pritur sot në takim shefin e ri i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.
Pasi i ka uruar mirëseardhje Queiros në krye të UNDP-së, Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë në projekte dhe për qëllime të përbashkëta.
Në këtë takim produktiv u diskutua dhe u rikonfirmua përkushtimi për promovimin e kohezionit social, nxitjen dhe fuqizimin e ekonomisë në Kosovë.
Kryeministri Kurti, shprehu mirënjohjen e tij për misionin e UNDP-së, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e agjendës zhvillimore të Kosovës.