2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

I biri i Fehmi Aganit, shihet afër Abdixhikut

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot takimin e radhës konsultativ me  organizatat e shoqërisë civile në Kosovë. Sipas Abdixhikut mbi 20 organizata kanë marrë pjesë në këtë takim

Në takimin e sotëm ka marrë pjesë edhe Mentor Agani djali i Fehmi Aganit, veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike gjatë viteve 90’të që ishte vrarë nga regjimi i Millosheviqit në kohën e bombardimeve.

“Diskutimet e sugjerimiet e tyre ishin jo vetëm të drejta, por edhe përmbajtësore. Ato pasuruan orientimet tona që i prezantuam aty; ato pasuruan dhe pikëpamjet tona për rrugën në vijim” ka shkruar ai.

“Për bindjet tona, vendit tonë, shoqërisë sonë, i duhet përbashkimi i ideve që në thelb ruajnë fundamentet e shtetësisë sonë. Ruajnë demokracinë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Tani që këto fundamente po rrezikohen pariparueshëm, mosveprimi është anim” ka shtuar kreu i LDK’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img