Publikohen pamjet e stadiumit “Camp Nou” duke u rrënuar, ndërsa Barcelona po vazhdon me planet për të rindërtuar stadiumin e ri ikonik. Në pamjet e publikuara nga mediat spanjolle shihet vinçat që shkatërrojnë strukturat e jashtme, vetëm gjashtë javë pasi kampionët e La Ligës luajtën ndeshjen e tyre të fundit atje.
Rinovimi i terrenit të Barcelonës prej 1.25 miliardë funtesh po vazhdon me shpresën se një pamje e re e Nou Camp do të kompletohet plotësisht për sezonin 2025-2026. Korrikun e kaluar, gjigantët katalanas njoftuan se do të largoheshin nga shtëpia e tyre historike dhe do të luanin sezonin 2023-24 në stadiumin Olimpik, i cili priti Lojërat Verore 1992.
Stadiumit do të ketë rritje të kapacitetit të tij nga 99,354 vende në 105,000, ndërsa rinovimi do të përfshijë gjithashtu një kulm të pjerrët me panele diellore.