6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Mimoza është ndërmjetësuese, askush në VV s’guxon të flas me askënd pa ‘bekimin nga lart”

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të pjesë së dytë të përgjimeve të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe.

Ajo ka thënë se VV-ja ka komunikuar me kriminelin Millan Radojiçiq “DISA herë”.

Sipas saj “Mimoza as nuk është protagoniste këtu – është ndërmjetësuese. Askush nuk guxon të flas në atë grup me askënd pa ‘bekimin nga lart”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

O jo, jo. E keni huqë!
Nuk jeni taku “veç me Listën Serbe” por keni folë me Radojçiçin, që është futur në listën e zezë të SHBA-së, dhe atë PASI që e kanë futur. Jo një por DISA herë!
Relativizojeni sa të doni. Asgjë nuk e zhbën demaskimin që po ju ndodh.
Nuk ju shpëton më asnjë referencë e të kaluarës sepse ju e keni sabotuar të tashmën e të ardhmen në të njëjtën kohë që keni demaskuar qenien tuaj të të gjitha kohërave.
Besa s’e keni huqë hiç. Aspak! Shumë mirë po e dini çka ka ndodhur. Prandaj krejt ky panik!. Mimoza as nuk është protagoniste këtu – është ndërmjetësuese. Askush nuk guxon të flas në atë grup me askënd pa ‘bekimin nga lart’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img