Një trajner i futbollit, i cili e kishte harruar telefonin e tij në restorant, kur punëtorët, që po mundoheshin ta kontaktonin pronarin për telefonin e tij, shikuan më shumë detaje në telefon dhe panë “një numër të madh fotografish dhe videosh shqetësuese të fëmijëve”, thonë autoritetet amerikane.
Pasi e kontrolloi në detaje, Departamenti i Policisë Franklin në SHBA gjeti “qindra video foto të pista dhe të ndyta”, përfshirë këtu video të tij duke përdhunuar “djem që ishin pa vetëdije”, njofton Policia e Franklin, shkruan “CNN”.
Camilo Hurtado Campos, 63 vjeç, po ngarkohet me akuzën e përdhunimit dhe të shfrytëzimit seksual të të miturve”.
“Detektivët pritet t’i ngritin edhe disa akuza të tjera”, shkruan tutje në njoftimin e policisë.
Policia e Franklinit thotë se së paku 10 fëmijë të moshave 9 deri në 17 vjet janë droguar, përdhunuar dhe filmuar nga Campos.
“Duke punuar me shkollat lokale, detektivët i kanë identifikuar dy prej viktimave të tij. Policia shpreson që ata që janë më të afërt me Campos mund të ndihmojnë që t’i vendosin emrat me fytyrat e viktimave të mbetura, respektivisht të paidentifikuara deri tash”, vazhdon njoftimi i Policisë.
Detektivët thonë se fëmijët në video ishin në gjendje aq të pavetëdijshme, sa që mund të mos e kuptojnë se ata ishin viktima.